Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 52 kg në kampionatin evropian të xhudos për moshën deri 23 vjeçe, që po mbahet në Bullgari. Deri sa vendin e pestë e zuri, Akil Gjakova në kategorinë deri 66 kg.
Në xhiron e parë Krasniqi mposhti hungarezen, Daniella Balogh, pastaj polaken Zuzanna Pavlikovska, për të humbur në gjysmëfinale nga rumunia, Alexandra Larisa Florian, e cila edhe e fitoi medaljen e artë, transmeton sporti1.com.
Në repesazhë, pejania mposhti hungarezen, Barbara Maros për të fituar medaljen e bronztë.
Akil Gjakova në kategorinë deri 66 kg në xhiron e parë shënoi fitor ndaj suedezit, Frederik Goulay, për të fituar pastaj edhe ndaj polakut, Gregorz Levinski e holandezit, Cunnar Kops.
Në gjysmëfinale u mposht nga hungarezi, Gabor Hagyo, në ndeshjen e repesazhit humbi nga slloveni, Andraz Jereb