Shefi i kabinetit të kryetarit të Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj së bashku me Hysen Jerliun nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, kanë pritur në takim inspektorët e AVUK-ut, Naim Morina, Alban Spahiu, dhe Arben Rexhepi.
Në këtë takim është diskutuar për trajtimin e qenëve endacak si dhe gjetjen e një lokacioni për varrezë për kafshët e ngordhura.
Shefi i kabinetit Vaxhid Rexhepaj, ka thënë se në këtë takim janë dakorduar që të arrijnë një memorandum bashkëpunimi për këtë çështje.
“Trajtimi qenëve endacak, qenëve të sëmurë dhe kafshëve të ngordhura është një çështje për të cilën duhet gjetur një zgjidhje. Në këtë takim me inspektorët e AVUK-ut u dakorduam që të bëjmë një memorandum bashkëpunimi me një klinike veterinare, në mënyrë që të merret me të gjitha kafshët, përfshirë qentë endacak”, ka thënë ai. /2LONLINE/