Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku në emër të kryetarit Hyseni ka udhëhequr Konferencën e Kryetarëve të komunave Juglindore së bashku me nënkolonelin e KFOR-it Turk, Rrustem Burhan – bashkëorganizim i Komandës Regjionale të Lindjes nga KFOR-I dhe Komunës së Gjilanit, si nikoqire e konferencës së tretë të Kryetarëve të Komunave Jug-lindore.
Në konferencën me pjesëmarrës të shumtë si Kryetarët e komunave juglindore dhe Kosovës qendrore, përfaqësues të KFOR-it, nga niveli qendror dhe ai komunal, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe akterë të tjerë relevantë, temat kryesore të cilat u diskutuan ishin edukimi, infrastrukrura ujore, komunitete jo-shumicë, trajtimi i qenve endacakë dhe shumë të tjera të cilat i preokupojnë qytetarët e Gjilanit dhe ata të komunave juglindore.
Gjatë kësaj konference, nënkryetarja Morina – Bunjaku diskutoi për potencialin si dhe për prioritetet e komunës.
Komuna e Gjilanit, si nikoqire e kësaj konference dëgjoi me kujdes preukopimet e komunave jug-lindore dhe si përfundim diskutuan për thellim bashkëpunimi për të identifikuar sfidat e përbashkëta si dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase për mirëqenien e qytetarëve të të gjitha komunave.
Gjithashtu, në bazë të diskutimeve, në fund Kryetarët e komunave pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit dhanë disa rekomandime për të cilat u dakorduan të gjithë të pranishmit, gjersa u dakorduan gjithashtu që konferencat e tilla me fryte të përbashkëta priten të vazhdojnë në kontinuitet. /2LONLINE/