Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me ekspertët e USAID-it Andrew Green dhe Jetmir Bakija, me të cilët ka diskutuar rreth strategjisë së planifikimit dhe sfidave për të ardhmen të qeverisjes komunale.
Kryetari Haliti ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me USAID-in dhe ka çmuar përkushtimin e kësaj organizate për mbështetje të vazhdueshme në qeverisjet komunale.
Ky takim u realizua në kuadër të fazës së strategjisë 5 vjeçare, ku u bisedua për planifikimin, sfidat e nivelit lokal që kanë të bëjnë me zhvillimin e ekonomik, të drejtave të njeriut dhe qeverisjes lokale.