“Mirëprita sot në takim Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Gjilanit, alban Hyseni.
Sipas tij, u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre qëndrore.
“Ata na siguruan për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të rëndësishme për Gjilanin”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/