Gjilan – Sot, me date 25.05.2020, është mbajtur në mënyrë virtuale takimi i Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, me përbërje: Anita Ademi-Mustafa, Arben Keka, Arbëresha Ibrahimi- Ilazi, Leutrim Murati, Fitore Redenica-Kurteshi, Fatmir Shurdhani, Shefki Daku.
Në këtë takim, u diskutua për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara gjatë kohës së pandemisë, vështirësitë e tyre dhe familjeve gjatë kësaj periudhe.
Është diskutuar për një ridizajnim të planit të punës për ndryshim të prioriteteve konform situatës në të cilën gjendemi, thuhet në një njoftim të këtij Komiteit.