Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, kanë pritur në takim zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.Bela Boszik, sekretarin e parë të kësaj ambasade Zoltán Gulyás, drejtoren Ekezekutive të Fondacionit Jahjaga, Brikena Avdyli, si dhe menaxheren e projektit Arlinda Zaimi.
Kreu i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e rinisë.
“Pata kënaqësi të mirëpres në Kamenicë, zëvendës ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z.Bela Boszik dhe sekretarin e parë të kësaj ambasade Zoltán Gulyás. Bashkë me z.Boszik, z. Gulyás dhe drejtoreshën e
Fondacionit Jahjaga, znj.Brikena Avdyli, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e rinisë, në mënyrë që t’u krijojmë kushte më të mira”, është shprehur Kastrati.
Edhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, tha se janë duke punuar në krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë e Kamenicës.
“Krijimi i kushteve për të rinjtë e komunës sonë është njëra ndër prioritetet tona. Në vazhdimësi jemi duke hulumtuar bashkëpunime të tilla në mënyrë që të krijojmë mundësi më të mira për ta”, ka thënë ai.
Ndërsa ky bashkëpunim është ndërmjetësuar nga Fondacioni Jahjaga dhe Ambasada Hungareze. /2LONLINE.com/