/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë ka mbajtur sot diskutimin publik me qytetarë lidhur me propozim rregulloren për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve. Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se në hartimin i kësaj rregullore është mbështetur edhe nga Helvetas Swiss Intercooperation-DEMOS duke falënderuar njëherit edhe anëtarët e komisionit që kanë punuar në hartimin e saj.
Aliu tha se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna që janë në përputhje me ligjet në fuqi do të inkorporohen në këtë propozim rregullore duke ju bërë thirrje qytetarëve vitias që të japin komentet e tyre edhe në formë të shkruar.
“Propozim rregullorja në fjalë është publikuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në ueb faqen zyrtare, konkretisht tek rubrika drafte dokumentet. Ju mund ta shikoni atë dhe të jepini vërejtjet dhe sugjerimet tuaja edhe në formë të shkruar”, u shpreh zv. Kryetari Aliu.
Kurse Mentor Rexhepi, nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve i cili ka punuar në hartimin e propozim rregullores ndër tjerash bëri me dije se me rregulloren e re do të inkorporohen të gjitha drejtoritë dhe sektorët ku do të këtë subvencione.
Po ashtu ai tha se me këtë rregullore do të rritet transparenca në procedurat e ndarjes së subvencioneve. Kurse në fund të këtij takimi pjesëmarrësit në këtë diskutim publik dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe: Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe të tjerë. /2L ONLINE/