(2L ONLINE) – Në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prag të ditës së gruas është mbajtur sot një takim i përbashkët me grupin e grave, gratë të administratës, dhe këshilltarëve komunal dhe sektorëve të ndryshëm ku është diskutuar për rolin e gruas në Institucionet Komunale.
Ibadete Hyseni, Zyrtare për Barazi Gjinore në Viti tha se për kundër që përfaqësimi gjinor nuk është i kënaqshëm megjithatë sipas saj është shënuar progres në këtë drejtim gjatë vitit të shkuar .
“Përfaqësimi gjinor në Viti nuk është shumë i kënaqshëm por gjatë vitit 2014 dhe në fillim të këtij viti është shënuar progres, sidomos në Administratën Komunale, krahasuar me qeverinë e kalaruar që nuk kishte asnjë drejtor femër në këtë qeveri komunale 2 nga 10 drejtori udhëhiqen nga femrat.
Kjo me të vërtetë është progres megjithatë duhet të punohet edhe më shumë në përfaqësimin e drejtë gjinor sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës” u shpreh Hyseni. Sipas saj gjithashtu është arritur progres edhe në sektorin e Arsimit ku theksoi se në vitin 2013 përqindja e femrave të punësuar në këtë sektor ishte 32% ndërkaq gjatë vitit 2014, është 41%.
Ndërkaq në emër të Grupit të Grave ka folur anëtarja e bordit të këtij grupi Mirlinda Sadiku e cila përpos që i njoftoj të pranishmit me punën e këtij grupi dhe aktiviteteve që janë zhvilluar deri me tani paraqiti edhe disa nga kërkesat që ato i kanë parashtruar në Institucionet Komunale të Vitisë, si ndarja e një buxheti për grupin e grave, ndarja e 100€ për nënat lehona, sigurimi i një mamografie etj.
Gjatë këtij takimi u dhanë disa rekomandime si ndarja e buxhetit për realizimin e aktiviteteve për avancimin e barazisë gjinore, subvencionimi i kryefamiljareve femra, organizimi i mësimit jo formal- për femrat të cilat nuk kanë arritur të përfundojnë shkollimin e mesëm si dhe disa të tjera./2L ONLINE/