Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me CiviKos sot në Gjilan ka qëndruar për Javën e Mbrojtjes të të Dhënave Personale me Kryetarin e Gjilanit, si dhe OJQ-të, përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët aktiv.
Agjencia, në bashkëpunim me bizneset vendore dhe OJQ-të, mbajti një tryezë diskutimi në qytetin e Gjilanit për të folur rëndësinë e privatësisë së të dhënave dhe mënyrat për të mbrojtur të drejtat e individëve. Konferenca ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe ne jemi mirënjohës për pjesëmarrjen aktive dhe kontributet e vlefshme nga të gjithë pjesëmarrësit.
Paneli ishte I përbërë nga Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, Kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe Drejtori I Platformës CiviKos, Dardan Kryeziu.
Në ktë takim u tha se, ndërsa po shënohet java në nder të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Agjencia po punon për të siguruar që të dhënat personale të mbrohen dhe të informoj qytetarët se privatësia e të dhënave është një e drejtë themelore për të gjithë individët. AIP do të vazhdoj të punoj ngushtë me bizneset dhe OJQ-të për të promovuar një kulturë të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.
Si Komisionerja ashtu edhe Kryetari ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të promovuar një kulturë të privatësisë në qytet duke ju kujtuar pjesëmarrësve rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave dhe që të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur informacionet personale të vetes dhe të tjerëve. /2LONLINE/