Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, ka mbajtur sot një takim me drejtorët e Shërbimeve Publike dhe Inspektoratit, të komunave të Novobërdës, Ranillugut dhe Kamenicës.
Ata kanë diskutuar për planin e mobilitetit dhe bashkëpunimet e mundshme me organizatën e UN Habitat-it.
“Qeverisja komunale ne Kamenicë është e përkushtuar maksimalisht që të bashkëpunojë edhe me komunat e tjera, që të hartojnë një plan mobiliteti të zbatueshëm dhe profitabil për komunat e lartëpërmendura”- tha Rexhepaj. /2LONLINE/