/2L ONLINE/ – Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K)me 15 shtator ka organizuar takimin e pestë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale për “Përdorimin e automjeteve zyrtare”
Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të diskutohet, harmonizohet dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë drejtori i Administratës së Përgjithshme, zyrtarë ligjore, zyrtare komunal, etj
Grupi punues i përbërë nga nëntë (9) anëtarë, ofruan diskutime dhe propozime në raport me rregulloren në fjalë, duke punuar përmes projektorit, ku u diskutuan dispozitat ligjore si dhe secilin nen veç e veç të rregullores me qëllim te plotësimit dhe harmonizimit të rregullores me legjislacioni primar dhe sekondar.
Vlen të përmendet ndihma dhe ekspertiza ligjore e ofruar nga zyrtaret e zyrës ligjorë, duke kontribuuar në finalizim të draftit të parë.
Aktet ligjore që janë konsultuar janë Ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti i komunës së Kamenicës dhe rregullorja për procedurën e hartimit dhe publikimin e akteve të komunave si dhe udhëzimet administrative relevante me rregulloren ne fjale.
Si rezultat i punës së përbashkët gjatë këtij takimi anëtarët e grupit kanë dal me draftin e parë të kësaj rregulloreje që do të procedohet më tutje (komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim, votim në parim (lexim te parë) në kuvend komunal, komitet për politike dhe financa për lexim te dytë, debat publik, dhe përfundimisht në miratim final në Kuvendin Komunal pas leximit te dytë.
Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e akterëve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). /2L ONLINE/