/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim një delegacion të Policisë së Kosovës në krye me Kolonel, Elmina Mahmutin, Drejtoresh e Policisë së Kosovës për Regjionin e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar rreth çështjes së sigurisë por edhe për gjetjen e një lokacioni për ndërtimin e një stacioni të ri policor në Viti. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica si dhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira. /2L ONLINE/