DYLON

Pacolli: Qeveria e Kosovës po lobon zbehtë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Avatar photo Redaksia

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nga Parisi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se po lobon zbehtë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sipas tij, ndryshe po vepron Serbia, e cila e ka filluar herët lobimin dhe po e bën fuqishëm një gjë të tillë.

“Edhe pse jashtë formateve qeveritare, erdha në Paris për të vëzhguar situatën para votimit për në UNESCO. Derisa Kosova ka lobuar zbehtë dhe ka filluar shumë vonë me Lobim (Petrit Selimi bën përjashtim, ai është munduar shumë), nga ana tjetër Serbia po bën një lobim të fuqishëm (madje edhe me kosto të lartë) E gjitha kjo e ka bërë shumë të paqartë situatën e Kosovës. Unë nga tani kam disa takime të rëndësishme, me shpresën që ta kthejmë situatën në favorin tonë. #KosovoinUNESCO”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.