Kryetari i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës së Zvicrës, Eric Leyvraz, ka pritur të shtunën kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kantonit të Gjenevës dhe Komunës së Vitisë, në sferën e zhvillimit ekonomik.
Kryetari Lyvraz, ka thënë se është kënaqësi për të si dhe vetë Kantonit të Gjenevës , që në shtëpinë e tij pret kryetarin e Vitisë, z. Haliti, pasi sipas tij diaspora kosovare e në veçanti ajo vitiase është një potencial i çmueshëm i zhvillimit për Kantonin e Gjenevës.
“Është shumë me rëndësi ta rrisim bashkëpunimin mes Kantonit të Gjenevës dhe Vitisë pasi ky është interes i përbashkët”, ka thënë Levryaz.
E, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se në kuadër të vizitës që delegacioni i Komunës së Vitisë që po i bënë këto ditë Kantonit të Gjenevës si dhe disa komunave kufitare të Francës, është realizuar edhe kjo vizitë tek kryetari i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës, me të cilën u diskutuan shumë mundësi bashkëpunimi e me theks të veçantë bashkëpunimi në sferën e bujqësisë pasi kjo sferë mundëson zhvillimin e përgjithshëm të Komunës së Vitisë.
“Jemi të entuziazmuar me pritjen që na ka bërë kryetari i një nga institucionet më të rëndësishme të Kantonit të Gjenevës dhe presim që me këtë kanton të shtrijmë sferat e bashkëpunimit të ndërsjellët”, është shprehur Haliti.
Vizita e kryetarit Haliti, tek kryetari i parlamentit të Gjenevës, është realizuar në kuadër të një vizite që një delegacion nga komuna e Vitisë është duke realizuar në disa komuna franko -fone, e që ka theks të veçantë krijimin e mundësive për investime në Komunën e Vitisë.
Kjo vizitë e delegacionit në përbërje SokoL Haliti, kryetar komune, Vlora Kastrati zyrtare e Projektit për Aftësim dhe punësim Rural e Helvetass Intercooperation , Veton Ademi drejtor për bujqësi, Mentor Rexhepi e Ibrahim Sefedini nga Zyra për Investime e Komunës së Vitisë, është realizuar falë një bashkëpunimi të ngushtë me shoqatat e mërgimtarëve vitias si Shoqata e Miqësisë Franko – Shqiptare me seli në Anemasse, Shoqata Vitia me seli në Gjenevë dhe shoqata Iliria me seli në Sant Julian të Francës.
Tahir Shabani, president i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, ka thënë se ky është një bashkëpunim i përbashkët i diplomacisë publike ku theks i veçantë ju ka dhënë zhvillimit ekonomik.
“Është nderë për ne shoqatat që kemi arritur të përgatisim dhe realizojmë një agjendë ku do të përforcohet bashkëpunimi biletaral mes Kantonit të Gjenevës, komunave franceze të zonës kufitare me Gjenevën, me Komunën e Vitisë”, ka thënë Shabani.
Ibrahim Sefedini- Gjenevë, Zvicër