(2L ONLINE) – Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të kornizës buxhetore 2015-2017 dje komuna e Vitisë ka zhvilluar dy diskutime publike njërën me komunitetin e personave me nevoja të veçanta në Viti dhe tjetrin me komunitetin serb në fshatin Binqë.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur lidhur me planifikimin e buxhetit komunal para komunitetit të personave me nevoja të veçanta në Viti tha se fakti që komuna po mbanë sot diskutimin publik me komunitetin e personave me nevojat e veçanta tregon që qeveria komunale po bënë përpjekje që ti trajtoj kërkesat, nevojat dhe problemet e tyre. Ai mandej përmendi edhe komitetin konsultative për personat me nevoja të veçanta.
“Komiteti konsultativ për personat me nevojat të veçanta i cili është formuar është në shërbimin tuaj dhe ju inkurajoj që ti parashtroni të gjitha nevojat përmes këtij komiteti. “ u shpreh Aliu.
Ndërkaq Ibrahim Rama tha se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2015 ka një rritje në kategorinë e subvencioneve dhe përmes kësaj synohet që të ndihmohen njerëzit në nevojë.
“Kemi rritur buxhetin në kategorinë e subvencioneve dhe atë për 50 mijë euro dhe përmes këtij fondi synojmë që ti ndihmojmë kategorive të ndryshme të shoqërisë” u shpreh Rama.
Ndërkaq Ibadete Hyseni nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut ka folur rreth strategjisë komunale për personat me aftësi të kufizuara” Me vendim të kryetarit të Komunës është formuar komisioni për hartimin e strategjisë për personat me aftësi të kufizuara dhe kjo strategji do të shpejti do të jetë gati” u shpreh Hyseni.
Për ndryshe kjo strategji parasheh projekte afatgjate me qendrushmeri si në fushat e arsimit, shëndetësisë, punësimit qasjes dhe grumbullimit të informacionit. Ndërkaq komunitetit i personave me nevoja të veçanta parashtruan disa nga kërkesat e tyre duke kërkuar që Institucionet Komunale të kenë një përkujdesje më të veçantë ndaj kësaj kategorie. Pas këtij takimi është mbajtur i njëjti diskutim publik me komunitetin serb të fshatit Binqë./2L ONLINE/