Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet e distribucionit ditën e enjte disa vendbanime në komunën e Bujanocit do të mbesin pa rrymë elektrike për një periudhë të caktuar kohore.
Siç njofton shërbimi I Elektrodistribucionit në Vranjë vendbanimet që do të çkyçen nga sistemi elektrik janë fshati Tërnoc i Madhë, Lopardincë dhe gjitha fshatrat në territorin shtrirjes nga Tërnoci i Vogël- Breznicë, raporton Titulli.
Vendbanimet e përmendura gjatë ditës së enjte (19 mars) do të mbesin pa furnizim të energjisë elektrike nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 14.:00.