Lageshtira e ajrit, ndotja e tij dhe ndryshimi i herepashershem i temperaturave jane shkaktaret kryesore te shfaqjes se alergjise ne kete periudhe. Mjeket tregojne nje sere simptomash, qe shfaqen nga kjo lloj semundjeje, te cilat jane pothuajse te ngjashme me nje grip, por qe kurre nuk mund te ngaterrohen. Keshillat dhe detajet qe duhet te ndjeke nje pacient.
Këshillat kryesore
Vizita me mjekun do te ishte keshilla e pare, sepse vetem keshtu mund te stabilizohet gjendja shendetesore e ketyre pacienteve.
Perdorimi i medikamenteve, sic duhet, eshte nje nga keshillat e rendesishme. Rikontrollet dhe rivleresimet per personat, te cilet jane te prekur nga alergjia dhe kane shenjat e para apo me shume se tre muaj qe nuk e kane kontaktuar me mjekun. Keta persona duhet te kryejne nje rikonsulte per te rivleresuar gjendjen, sepse ndodhen para ndryshimit te klimes, e cila eshte shkaktari kryesor ngacmues per alergjine.
Nje nder keshillat ku duhet vene theksi, eshte qe, pacientet nuk duhet te vetemjekohen dhe sidomos te perdorin nafazolinen, pasi pas nje periudhe ajo behet e demshme per shendetin.
Te evitohen ambientet ku ka shume njerez, sepse mundesia e infektimit eshte shume e madhe nga griprat dhe virozat e ndryshme.
Shenjat
Teshtima
Bllokim te hundeve
Kullim te hundeve
Kruarje te hundeve
Lotim te syve
Kruarje te vazhdueshme te syve
Mund te jete nje simptome ose disa
Infeksione virale
Keputje te pergjithshme te trupit
Temperature e pakte
Renie te humorit
Keshillat
Mosperdorim te nafazolines
Mosperdorim te ilaceve pa recete
Vizite tek mjeku specialist
Perdorim te rregullt te medikamenteve
Rikontrolle tek specialisti per pacientet e prekur
Te evitohen ambientet me shume njerez
Te evitohen ambientet ku ka nje virus
Te mos pihet duhan tek personat e prekur
Te evitohen daljet e shpeshta, kur ka ndryshim moti
Kujdes nga ushqimet qe shkaktojne alergji
Te lexohen perberesit e ushqimeve