Sot është bërë shpërndarja e 10 shporeteve dhe 5 lavatriçeve për familjet në nevojë”, kanë bërë me dije, drejtues të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS)- Gjilan.
Aurora Osmani, drejtoreshë e DSHMS-së, ka bërë me dije se 15 përfituesit janë shfrytëzues të asistencës sociale, që jetojnë në kushte më të rënda.
“Falënderojmë Islamic Relief Kosova për këtë donacion, dhe përkrahjen e vazhdueshme kundrejt këtyre kategorive”, ka thënë drejtoresha Osmani. /2LONLINE/