DYLON

Regjimenti i tretë i këmbësorisë realizon ushtrimin fushor “ARROW 01’’

Regjimenti i tretë i këmbësorisë realizon ushtrimin fushor “ARROW 01’’
Avatar photo Redaksia

Kompania 3A e Regjimentit të tretë të këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, në kuadër të trajnimit për validim ka realizuar ushtrimin fushor “ARROW 01”.

Gjatë ushtrimit fushor, pjesëmarrësit përvetësuan njohuri në fushën e përgatitjes ushtarake: përdorimin dhe mirëmbajtjen e armatimit, lëvizjet dhe pozicionet luftarake, navigim, komunikim, kamuflim, vëzhgim dhe raportim, MKAB, mbijetesë, kujdesi taktik ndaj të lënduarve në fushëbetejë, detyrat e rojës dhe Radio HARRIS.

EkoHigjiena

Ushtrimi u realizua bazuar në misionin dhe planin e zhvillimi të Regjimentit të tretë të këmbësorisë, ku fokus kryesor ka detyrat individuale të ushtarit.

Forca e Sigurisë së Kosovës me qëllim të ngritjes dhe avancimit profesional të pjesëtarëve, organizon trajnime dhe ushtrime të tilla, që dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes ushtarake që kanë pjesëtarët e FSK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.