Komuna e Kamenicës ka njoftuar për ndërrimin e lokacionit të Drejtorisë së Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë si dhe të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Drejtoria për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi nga sot është zhvendosur me lokacion në objektin e komunës, në katin e parë.
Po ashtu Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është zhvendosur nga objekti i komunës, dhe tani me lokacion gjendet brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale. Ndërsa në vendin ku ka qenë kjo drejtori është vendosur Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë.
Punët në këto drejtori janë duke vazhduar, dhe tani mund t’i gjeni lokacionet e cekura më lartë.