Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Forca e Sigurisë është ndërtuar dhe po edukohet mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të Ushtrisë Amerikane.
Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe Ushtrisë Amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së.
Shkolla e Nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve.
Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së i uroi të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit.
Pesëmbëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së. /2LONLINE/