Futbollisti shqiptar, Jurgen Çelhaka është synimi i radhës i skuadrës së Dinamo Zagrebit. Lojtari 19 vjeçar i Tiranës po synohet nga skuadra kroate e cila njihet për afrimet e futbollistëve shqiptar që bën.
Aktualisht, aty është Arian Ademi, ndërsa më herët ishte Amir Rrahmani.
Interesimi i ekipit kroat është konkret dhe në adresë të klubit bardheblu, janë propozuar edhe formulat e ndryshme se si mund të finalizohet konkretisht një lëvizje e tillë.
Ndonëse në rrugë jozyrtare, gazeta ka mësuar se skuadra kroate është e gatshme që për kartonin e djaloshit të japë shifra që i tejkalojnë 400 mijë eurot.