Edhe një tjetër lojtar shqiptar mund të përfundojë në kampionatin spanjoll La Liga. Pas Valdet Ramës, në kampionatin më të fortë në botë mund të luaj edhe mesfushori shqiptar me nënshtetësi amerikane, Dilaver Duka.
Shqiptari 24-vjeçar ka nisur të mërkurën provat tek skuadra e Atletico Madrid, tek e cila do të provohet për dy javë, dhe më pas pritet që klubi spanjoll të marrë vendim nëse do t’i ofrojë kontratë apo jo.
Lajmi bëhet i ditur nga ‘chicago-fire.com’. Duka aktualisht luan në kampionatin amerikan tek skuadra Chicago Crew, ku në 31 ndeshje të luajtura këtë stinor ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. Ai më herët ishte kandidat për të luajtur për Shqipërinë./Titulli.com/