Mallkue ju qoftë paraardhësve tuaj që kur erdhën në Ballkan zatetët në pushtuesit e tokave ilire nga sllavët e bizantit të cilët na i hoqët qafe dhe në qeverisjen e re nën mbikëqyrjen tuaj na vutë neve, arnautëve gjegjësisht shqiptarëve autokton në qeverisje të vendit që nga pozitat e agait të tokave e deri tek sadrazema në krye të shtetit. Çfarë ju shtyri juve që gjatë reformës së Tanzimatit dhe dhënies së autonomisë bullgarëve, grekëve dhe serbëve, të njëjtën e bëtë edhe për shqiptarët? Pse nuk na latë ashtu siç edhe na gjetët!
Lidhja e shqiptarëve më 1878
Pse lejuat të mbahej lidhja e shqiptarëve në Prizren me pjesëmarrës të deleguar nga të gjitha trojet dhe vilajetet që ju i kishit pas “pushtuar” dhe ishin nën “sundimin” tuaj të egër sa që as gjuhën e ëmbël shqipe nuk e lejonit të dëgjohej gjallë!
Si u bë që pikërisht në Prizren, të zgjidhej qeveria mbarëshqiptare në krye me Myderriz Ymer efendiun në ambientet e xhamisë më të madhe të Prizrenit pasi që gjithë ata delegatë s’kishte se ku t’i zinte diku tjetër, në krye me sekretarin e saj Vaso Pashë Shkodranin alias Pashko Vasën i cili çuditërisht ishte i deleguari i oborrit të Sulltanit për organizimin e kësaj lidhje e cila si duket nuk do të përsëritet ndër shqiptar?!
Apo qëllimisht e dërguat Pashko Vasën si kalë Troje sepse historia jonë e shkruar nga ca shkollovanë të Titos dhe ca anëtar të Opus Deit të krishterë po na e thonë se keni pasur paraardhës “dembelë e torollakë” derisa në anën tjetër si perandori me një shtrirje që nga Pakistani e deri në Ballkan dhe që puqet me qeverisjen edhe në shtetet e Afrikës veriore, nuk më duket që faktet na flasin realitetin tamam!
Po pavarësinë e Shqipërisë më 1912?
Si u bë që pas rënies së madhështisë së perandorisë tuaj, nëpër konferenca të Evropës prapë të bini ju e të na e ndani vendin copë-copë! Si s’ju vjen turp! Apo në këto konferenca u organizua dhe vendos ndërmjet interesave të Evropës dhe Rusisë sic e patëm deri në kohën e Jugosllavisë. Sikur historianët dhe historia jonë po e tregon fajin tuaj ndonëse nëpër këngët tona popullore burimore edhe sot e asaj dite jehon refreni “oj Evropë, oj kurvë e vjetër”, që në fakt jemi dëshmitarë të kohës se edhe sot na kanë mbyllur e nuk na lënë të dalim drejt saj derisa në anën tjetër bëjnë pazare me tokat tona të mbrojtura me gjak!
Lufta Ballkanike 1916
Hajde deri në këto momente po i kombinojmë shpjegimet e historianëve tanë bashkë me logjikën tonë për të njëjtat periudha në atë se çfarë kemi lexuar, por pas “përzënies së perandorisë tuaj me luftë nga trojet tona” dhe pas shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë, në luftën e Qanakalasë të vitit 1916 si u bë që mbi 60000 shqiptarë të marrin pjesë dhe 25000 sosh vdesin nën flamurin osman në krah të perandorisë tuaj dhe kundër shteteve evropiane si Anglia, Franca, Italia, Rusia, Zelanda e re e Australia? Edhe këtu shahirat tanë kanë lënë gjurmë me rreshtat për Qanakalanë, këngë e cila për çudi këndohet vetëm në dy gjuhë, turqisht dhe shqip!
“Vijnë vaporat moj nane…”
Ti, zotëri “diktator” po që je koka e diktatorit, kjo shihet edhe me paraardhësin tuaj Kemalin i cili në krye të shtetit erdhi me puç, bile atë me puç pasi që ra perandoria e juaja e famshme osmane, ky erdhi dhe deri në vdekje nuk u çua nga karrigia e të parit të shtetit të ri që sot po e gëzoni, po ja që kurrë dhe askush nga bota perëndimore nuk e cilësoi diktator sikur edhe juve që po ju cilësojnë tani.
Për çudi as shqiptarët, edhe pse marrëveshja e tij me mbretërinë jugosllave e pastaj në vazhdim edhe me Titon, mbushën vagonët me Shqiptarë për t’i zbrazur në Selanik e pastaj me i plotësua boshllëqet e Anadollit të zbrazur nga luftërat si ajo e Qanakalasë. As për Ataturkun e as për Titon nuk ka urrejtje sa që kanë për ty. A e dini pse? Paj për të thënë diç për Ataturkun duhet implikuar edhe Titon, prandaj si duket aty ju vije paska mërzi!
Po. Pikërisht po ai Ataturk i cili Turqinë e zhveshi nga identiteti i saj kombëtar dhe fetar, besa as prononcimi i tij i famshëm se “ata të cilët nuk e hjekin fesin e kuq nga koka, do t’i hiqet ai bashkë me kokë” kurrë nuk u cilësua si akt kundër të të drejtave të njeriut siç po cilësohen disa veprime të sotme tuajat qofshin edhe të bazuar në konventën evropiane të të drejtave të njeriut gjegjësisht nenin 15 të saj ku saktëson gjendjen e jashtëzakonshme të një shteti.
Po me Shqipërinë e ’97 ç’patët o burrë!
Në kohën kur Sala theu embargon për serbët dhe u bënë masakrat mbi myslimanët e Bosnjës e që fill pas saj ju kthye hundë e buzë me trazirat e vitit 1997, derisa paraardhësin tuaj Ozalin, çfarë e shtiu ditë’m drek’ të vinte dhe të deklaronte pikërisht në parlamentin shqiptar se “nuk guxon askush të prek tokat shqiptare”. A e patët synimin që ta ndalni grekun nga pushtimi i Shqipërisë deri në Shkumbin dhe prapë të na pushtoni ju si dikur apo si mbeti puna?
Po si jeni të gjithë njëjtë o burrë, “diktatorë” kokë e këmbë!
Kosova Republikë
Synimin e Shqipërisë të vitit ‘97 e morëm vesh po pse pikërisht po ky i juaj Ozali i njëjtë ishte kryeministri i parë që e priti zyrtarisht Rugovën si përfaqësues të institucioneve të republikës së Kosovës?
Sigurisht se edhe këtu e keni pasur synimin e njëjtë që së pari ta nënshtroni presidentin Rugova dhe pastaj ta pushtoni përsëri Kosovën si dikur!
Njëjtë ndodhi edhe kur ju erdhët në pushtet në Turqi, zotëri “diktator”.
Kosova për pak sa nuk mori infarkt që Turqia dhe pikërisht ju që telefonuat të parët kryeministrin Thaçi dhe njohët Republikën e Pavarur të Kosovës, për të cilën mëpastaj folët e lobuat edhe në Kombet e Bashkuara, Ligën e shteteve islamike për njohjen e saj.
Pse o burrë?
Çka është kjo garë dhe ky entuziazëm aq i madh për Kosovën dhe shqiptarët.
Është e vërtetë se që nga takimi i parë ndërmjet dy popujve, ne si shqiptarë me ndikim tuajin u transformuam. Nuk jemi ata që ishim dikur.
Ishim të pafe dhe ja që një nga një prej atyre që kaluan nëpër trojet tona, morëm edhe fetë e tyre por ajo çfarë mbeti dhe u zgjerua e u ruajt nëpër familjet dhe shtëpitë tona ishte islami.
Nuk kishim shtet dhe as qeverisje por u bëmë me të nën perandorinë tuaj nëpër vilajetet e asaj kohe të qeverisura jo nga bullgarë, serbë e grekë por nga vet ne derisa arrimë të ndërtojmë edhe shtete si Egjipti, Libani, Siria e deri në Taxhmahall derisa ju nuk shkuat dhe neve mbetëm nën mëshirën e fatit.
Të gjitha që u cekën më lartë janë dëshmi kohe.
Për ty janë o “diktator” për të përkujtuar se pse disa prej neve nuk ju donë në pushtet dhe me këtë qeveri që e keni sot.
A e dini pse?
Frika se me kthimin e madhështisë së dikurshme osmane e tani turke në trojet tona, do të kthehet edhe madhështia e shqiptarëve në Ballkan, dhe shumë pak shpirtra shqiptarë, por shumë më shumë sosh joshqiptarë i trazon sa që vetëm paramendimi se sllavët do të janë të nënshtruarit tanë si dikur, i bënë që për shkak të agjendës tuaj shtetërore të ju shpallim zi e më zi.
Ju po që do mbeteni “diktatori më i madh në historinë e njerëzimit” por dijeni që edhe shqiptari i vërtetë është ende ai që të mirat nuk i përbuzë dhe nuk i harron.