DYLON

Haziri: Me asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë, ia kthyem dinjitetin qytetarëve të kësaj ane

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, kanë parë nga afër sot finalizimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Gjilan-Pogragjë. Kryetari Haziri, asfaltimin e kësaj rruge e ka vlerësuar si projektin më të rëndësihëm të rindërtimit të rrugëve me buxhet komunal, ndërkaq është shprehur se tashmë banorëve të kësaj i është kthyer dinjiteti.

“Nëse dikur janë ndier të anashkaluar qytetarët Malishevës, Uglarit e Pogragjës, tashmë kjo mbetet e kaluar. Me asfaltimin e rrugës 14.6 kilometërshe, banorëve të këtyre fshatrave i është kthyer dinjiteti dhe kujdesi i Komunës së Gjilanit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që e finalizuam këtë projekt të rëndësishëm në mënyrën më të mirë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai konfirmoi se katërshja e prioriteteve infrastrukturore vazhdon të mbetet prioreiteti i parë i qeverisjes, duke shtuar se deri në fund të mandatit të tij në udhëheqjen e Komunës, gjilanasit nuk do të kenë më probleme me rrugë, kanalizim, ujësjellës e ndriçim publik.

Asfaltimi i rrugës Gjilan-Pogragjë, me gjatësi 14.6 kilometra, është realizuar me buxhet komunal dha kap shifrën e afro 300 mijë euro. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.