Në kuadër të javës së 35-të, të parafundit, të Superligës së Kosovës në Futboll, veçohet derbi lokal i rivalëve të vjetër, SC Gjilani – FC Drita.
Futbollisti i skuadrës së Dritës, Dienit Isufi, gjatë një konference me gazetarë, tha se e dinë rëndësinë e derbit dhe se për këtë janë përgatitur në maksimum.
“Sa i përket kësaj ndeshje, e dijmë rëndësinë e derbit të gjithë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Në këtë ndeshje hyjmë për me fitu dhe shpresoj ta japim maksimumin”, potencon Isufi.
Gjilani – Drita, ndeshje kjo e javës së 35-të. zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 15:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan. /2LONLINE/