(2L ONLINE) – Vitin e kaluar, Shoqata Humanitare e Bamirëse “Zhegra” me seli në Gjenevë/Zvicër, ndërmori një aksion për rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të Zhegrës, dhe për një afat të shkurtër arritën të sigurojnë mjetet e duhura për të filluar punimet që paraprakisht i kishin paraparë ti realizonin.
Riza Idrizi, anëtar i kryesisë së shoqatës, njëherë edhe nip i Idriz Seferit thotë se “Varrezat e Zhegrës, pronë e dhuruar nga gjyshi Idriz Seferi, janë lënë pak pas dore e sidomos pas luftës. Të stërmbushura me bari, thera, bagrem etj. kështu që ishte momenti i fundit për të ndërmarr një iniciativë serioze, fillimisht për t’i pastrua e pastaj do të duhej bë edhe rrethimin që kishte fillua vende-vende edhe të shkatërrohet”.
Kjo iniciative ishte shumë e qëlluar që u përkrah edhe nga banorët e Zhegrës si me mjete ashtu edhe me punë vullnetare që arritën të përfundojnë fazën e par, pastrimin e varrezave, zgjerimin, rrafshimin dhe ndërtimin e një muri që ishte i nevojshëm në hyrje të varrezave që ishte i papërshtatshëm për xhematin.
Pas një pauze, kohë për të grumbullua mjete, fillon faza e dytë e punimeve, dhe të gjithë ata që e përcjellin faqen “Zhegra Komuna Ime” në Facebook, kanë mundur të vërejnë qarkullimin e fotografive nga punimet që tani kanë fillua.
Xhelal Idrizi, Kryetar i shoqatës, i kënaqur me zhvillimin e punimeve thotë se “Në vitin e kaluar kemi shpenzua mbi 10,000.- Frs në fuqi punëtore, vegla pune dhe material ndërtimor dhe kemi pas më tepër vështirësi pasi që ne (shoqata) e kemi organizua, angazhua dhe mbikëqyr zhvillimin e punimeve, kurse tash, pas formimit të Këshillit lokal (Zhegrës), në një takim me Kryetarin Shemsedin Sejdiu dhe anëtarët e Këshillit (që edhe në fazën e parë të punimeve, si banor, kanë dhënë një kontribut të çmuar), janë zotua se do të mërin përgjegjësin e mbikëqyrjes së punimeve dhe raportonin përditshëm të zhvillimit të punimeve, çka edhe po ndodh. Deri më tani, e vazhdon Xhelali, kemi arritur të sigurojmë mjetet, por ne jemi vetëm në fazën e dytë të punimeve, dua të them se kemi nevojë edhe për më shumë mjete për ta vazhduar projektin ton, tani edhe shpresojmë se pas mbarimit të fazës së dytë, gjithë ata që ende nuk kanë participua apo përkrahë këtë iniciativë, pa marr parasysh vendin se ku gjenden do të binden në seriozitetin e këtij projektit dhe kush më herët e kush më vonë do të na bashkëngjiten, pasi që Zhegra nuk është e Shoqatës, por e banorëve të saj sikurse edhe varrezat e saja”.
Zhegranët, nga ana tjetër, nuk ndalen duke e urua dhe falënderua diasporën për këtë projekt shumë të qëlluar. /2L ONLINE/