“Sot me rastin e Manifestimit tradicional kulturor i njohur tanimë si“ Pena e Flakës” e cila u mbajt në Bibliotekën e Qyteti “Fan S Noli” shkrimtari dhe botuesi nga Tirana, Rexhep Shahu, në shenjë bashkëpunimi dhuroi për fondin e bibliotekës sonë një sasi prej 55 tituj të librave dhe revistave”, bëri me dije për Portalin 2LONLINE.com, Qazim Azizi, drejtor i këtij institucioni.
“Siç tha ai, ishte për here të dytë në Bibliotekën e Qytetit dhe në Gjilan mbeti i fascinuar me lexuesit e shumtë të kësaj biblioteke”, thotë tutje Azizi.
Shkrimtari Rexhep Shahu njëherësh ishte dhe pjesëmarrës zyrtar i manifestimit “Pena e Flakës” dhe gjithashtu edhe deklamues i një poezie. Me këtë rast, drejtori i Bibliotekës Qazim A Azizi në emër të lexuesve dhe të përdoruesve, falënderoi autorin Shahu.