Me moton “Dhuro një pikë gjak, shpëto një jetë!” Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me QKTGJK-në ka organizuar aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut për punonjës të Policisë së Kosovës.
Dhurimi i gjakut ka filluar nga data 15.09.2022 për kadetët policorë në AKSP si dhe ka vazhduar sot, më datë 19.09.2022, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Pjesëtarët e PK-së, krahas detyrave të tyre me sfida të ndryshme si gjithëherë i janë përgjigjur këtij aksioni humanitar dhe vullnetar, për të shpetuar jetë ku numri i dhuruesve vullnetarë në AKSP ka përfshirë 165 kadetë policorë si dhe sot mbi 60 punonjës policie.
Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha Drejtoritë Rajonale të PK-së, përfshirë edhe dy kampet e Njësive të Specializuara të PK-së. /2LONLINE/