Autori Xhevat Meha, nw librin “Syni dhe mendja e qytetarit përballë Shërbimeve të Mshefta Serbe” duke konstatuar të bërit pjesë të platformës të veprimit politik serb të thënies së Dobrica Qosiqit, se “fuqia e shtetit serb janë rrena dhe mashtrimi” (faq.59), paraqet shqetësimet e tij për ndikimet që Serbia ka në Kosovë përmes shërbimeve të saja, duke arritur që t’i shndërroi në fenomen “rrenën, hajnin dhe kurvërinë”.
Fadil Kajtazi
Ky autor, degradimin në shkallë të gjer të vlerave morale në Kosovë e sheh si pjesë të luftës së Shërbimeve të Fshehta Serbe. Sipas tij: “rrena, hajnia dhe kurvëria shkojnë bashkë” dhe “masiviteti deri në absolutizëm, i rrenës dhe mashtrimit (shto edhe kurvërinë FK), për një periudhë prej më pak se 15 vjeçare, nuk ka mundur të arrijë në këto nivele pa një veprimtari të organizuar mirë nga organizata të fuqishme, siç janë SHMS”(faq.102)
Se shteti serb vepron në mënyrë sistematike në drejtim të Kosovës me qëllim të degradimit të vlerave morale, dëshmohet nga Voisllav Sheshel zëvendëskryeministër në Qeverinë e Serbisë, i cili një intervistë dhënë në gazetën “Velika Serbia” me 14.10.1995, ku në pjesën e cila flet për “Detyrat e organeve të informacionit dhe propagandës” si pjesë e “Projektplanit serb për pastrimin etnik të Kosovës”, bën publike veprimet në fushën e ndikimit të aparatit propagandistik serb në degradimin e vlerave morale të shqiptarëve të Kosovës si dhe masat që shteti serb planifikon t’i marrë në vazhdimësi.
Sipas këtij plani nga makineria propaganduese serbe duhet “të transmetohen programe të radios dhe televizorit në gjuhen shqipe, që do të synojnë të çrrënjosin mentalitetin e tyre patriarkal dhe fisnor duke iu ofruar vlerat më dekadente të Perëndimit, që mund të adoptohen lehët nga njerëzit primitiv.
Enklavat serbe do të shpëtojnë nga këto programe kryesisht për shkak të pengesave gjuhësore, por dhe duke vendosur televizion me kabllo në godinat dhe banimet e ndërtuara për serbët. Ka shumë rëndësi që të krijohet një makineri e fuqishme dhe efikase propagandistike për të ushqyer opinionin publik, diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur”.
Nga fjalia e fundit “diçka si ajo që tashmë është duke u përdorur” bëhet e qartë se ky plan veç ka qenë në veprim në këto vite. Dhe ne jemi dëshmitarë të faktit të emetimit të filmave pornografik nga kanali i tretë i Televizionit të Beogradit. Gjithashtu, në këtë kohë në Kosovë fillojnë së botuari në gjuhën shqipe disa revista me përmbajtje pornografike dhe erotike, ku identiteti i redaksive nuk figuronte në versionet e botuara.
Se me kalimin e viteve, ky plan ka shkaktuar efekte masive, bëhet e ditur dhe dëshmohet nga shqetësimi që ka ngritur Departamenti i Shtetit i SHBA-ve (DASH), i cili në raportin e vitit 2016, mbi trafikun me njerëz, e rendit Kosovën në kategorinë e dytë për nga përmasat e këtij problemi në vend.
“Raporti thekson se Kosova është vend burimi dhe destinacioni për viktimat e trafikut, të cilat përdoren në industrinë e seksit, si dhe në punë të detyruar, përfshirë në restorante. Shumë nga viktimat, thuhet në raport, sillen në Kosovë me premtime të rreme për martesa, punë si këngëtare apo kërcimtare në klube, por më pas detyrohen me forcë të punojnë në industrinë e seksit në apartamente, shtëpi private, klube nate apo sallone masazhi. Raporti vë në dukje problemin në rritje të përdorimit të medias sociale në rekrutimin e viktimave” (www.zeriamerikes.com, 30 qershor, 2016)
Pas vitit 2000, në Kosovë me të madhe fillon ndërtimi i të ashtuquajturave “dhoma pushimi”, ku klientëve ju krijohet mundësia e shfrytëzimit të tyre pa ekspozim, pasi ofrohet qasje të hyrjes në to me makinë. Kjo mënyrë është bërë pikërisht për të favorizuar ngritjen në sistem të kurvërisë e cila siç e pamë më lartë (nga intervista e Sheshelit), është pjesë e planeve serbe.
Deri sa para vitit 2000, kjo veprimtari ka qenë e pa mundur të pengohet, pas vitit 2000, në Kosovë ka struktura shtetërore të cilat ligjërish janë të thirrura ta pengojnë këtë dukuri. Mos pengimi i kësaj veprimtarie, përkundër vërejtjes së DASH, është dëshmi e instalimit të agjenturës serbe në nivele të larta qeveritare në Kosovë.