Shkollat e Komunës së Kamenicës, përfshirë edhe degën e shkollës së muzikës, janë pajisur me instrumente muzikore. Në dhjetë shkolla, tashmë nxënësit kanë mundësinë të praktiktojnë instrumentet si: violina, kitare dhe piano, duke ia bashkangjitur edhe zmadhuesit e zërit.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, ka thënë se për lëndët profesionale nuk është e mjaftueshme vetëm teoria, por duhet të zhvillohet e praktika.
“Për lëndët profesionale nuk është e mjaftueshme vetëm teoria, prandaj nxënësve të Kamenicës po ua plotësojmë të gjitha kushtet që mësimin ta zhvillojnë edhe në praktikë”, tha ai.
Kujtojmë se muaj më parë shkollat e komunës sonë janë pajisur nga Drejtoria Komunale e Arsimit edhe me mjete didaktike, pajisje sportive dhe mjete laboratorike për lëndën e kimisë dhe fizikës.
Në video, mund t’i dëgjoni disa nga interpretimet e nxënësve.
https://www.facebook.com/170937033384666/videos/152986360071948