DYLON

Pastrohet ambienti në varrezat e qytetit të Vitisë

Pastrohet ambienti në varrezat e qytetit të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Zyrtarë komunalë, pjesëtarë amerikanë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës, punëtorë të pastrimit dhe të Kompanisë “Ecohigjiena”, zjarrfikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e ambientalistë, kanë zhvilluar një aksion vullnetar për pastrimin e varrezave të qytetit, në Viti.

Ky aktivitet ishte në kuadër të Muajit të Pastrimit, të shpallur nga Qeveria Komunale e Vitisë, nën përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti.

EkoHigjiena

Ai tha se Komuna e Vitisë vazhdon traditën e mirë dhe përkushtimin për ambient të pastër në të gjitha lokalitetet, pa dallim.

Haliti u shprehu mirënjohje të gjithëve që janë të përfshirë në projektin e aksionit “Pastro dhe ruaje”, i cili do të vazhdojë deri më 22 prill me pastrimin e hapësirave gjelbruese, varrezave të të gjitha konfesioneve fetare, trotuareve e rrugëve, ambienteve shkollore, etj /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.