Perla të letërsisë sonë
Jusuf GËRVALLA
DHE JANË TRI E TRI
OH
tri janë!Në fund humbelle s’do të më gjeni kurrë se s’jam
jam lart. Prej ashtit tim krijohet
prej valës sime – zjarr. Oh. Në vetulla kripë kam
ujë i ëmbël është fundi im.
Po e kërkove, oh, e dashur
… tri gra janë, do të shohësh…
flenë me shekuj në një këngë…oh, a zgjohet?
Xhevahiret e mia. Xhevahire janë. Dhe janë tri.
Guaska të tjera e laskra përzier me rërën e argjendë
ndonjë karrocë druri në kënd diku e lënë
që kurrë nuk nxori flakë.
Ka drunj që digjen.
Ka drunj që moshohen.
nën dhe me krimbat nën dhe … dhe ka që u dhembin
eshtrat e kokës.
Kryqëza e parmë.
Oh syri yt!
prej kësaj ane matanë – syri yt oh
as i zi është as i blertë s’është syri yt
e zunë rob flokët bari lozët myshqet e polipet
oh
mos ma prek me këmbë fundin e zemrës
oh në zemër e kam
po them … zemër
se në fund të humbellës nuk jam.
oh
në çatinë e hutesës sate
do ta djeg unë shqim.
Zjarri do t’i lëpihet qiellit.
Me kokë po e prek yllin.
Ata që mbetën poshtë pa frymë dinë e nuk tregojnë.
oh
Sa e ftohtë djegia e saj prej valësh
Tash shqetësohen.
Me tëmtha e rrahin, me thembra, me kokë e me gjuhë.
E prapë të verbëra janë.
E prapë të largëta mbesin.Livadhi im ëndërroi që shiu ta përgdhelë me të butë
e ai e përgdheli lagët …qull.
Oh tash e di
diku në një libër janë shtigjet baritore
tërmetet që më bien në kokë bashkë me trëndafila.
Shiu e uji i ëmbël në dritë e dritat në prush
e prushi s’i rrëmben.Të vjedh me shekuj porse nuk të sos
Të kishin ndonjë ishull ku të prekje
e unë fletë e unë oh
do të tymosesha nën truallin tënd tek nuk vë këmbë as gjethi
a vala, në tërbimin e stuhive, e ftohtë në fashinë tënde
këngë e fisit të ndritshëm që lanë këmb duar.
Fytyrën e sheh vasha e fshehur prej grisjes në ballë
në çastet e hutesës sate do ta djeg
Oh tri janë
dora syri zemra
ime.