Të shtunën më 23 qershor fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit. Ky është një aksion që ka për qëllim reduktimin si dhe zhdukjen e mushkonjave dhe insekteve të tjera të dëmshme për qytetarët.
Faza e parë e dezinsektimit hapësinor si edhe fazat e tjera do të implementohet nga ekipi profesional i Agro Group Fauna, i cili i ka tashmë të gatshme të gjitha përgatitjet dhe kapacitetet e mjaftueshme për të operuar dhe realizuar suksesshëm këtë fazë, për tre ditë me radhë.
Operatori ekonomik që realizon këtë aksion, Agro Group Fauna, në bashkëpunim me Drejtorinë e Komunale të Shëndetësisë, lusin të gjithë bletarët t’i mbajnë mbyllur bletët, gjatë tre ditëve që kryhet faza e parë e dezinsektimit.
Përndryshe, projekt është i një rëndësie të veçantë për shëndetin e qytetarëve dhe përveç largimit të bezdis nga insektet, ulë edhe mundësinë e përhapjes së infeksioneve.
Agro Group Fauna, kompani e kontraktuar, edhe më parë ka realizuar këtë projekt dhe se është vlerësuar jashtëzakonisht suksesshëm si nga institucionet komunale po ashtu edhe nga qytetarët.
Preparatet që përdorën për këtë dezinsektim janë ekologjike, më të mira të kohës që kanë efektshmëri të lartë dhe nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, ndërsa procesi do të zhvillohet gjatë mbrëmjeve.