Komuna e Vitisë dezinfektoi Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil.
Komuna e Vitisë, si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19, ka bërë sot dezinfektimin e hapësirave në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil të cilët menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshëm të Republikës së Kosovës.