DYLON

Human Appeal International hapi katër puse për shkollat e komunës së Vitisë

Human Appeal International hapi katër puse për shkollat e komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

Falë bashkëpunimit të mirë të Komunës së Vitisë me Human Appeal International nga Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë këtyre ditëve janë hapur katër puse për furnizimin me ujë të shkollave.

Sipas Basri Aliut, Drejtor komunal në Viti, kjo organizatë në vazhdimisht ka ndihmuar këtë komunë .

“Kemi një bashkëpunim të mirë me Human Appeal International të cilët më parë na kanë ndihmuar edhe me pako ushqimore. Kjo organizatë tani na ka ndihmuar edhe në sigurimin e furnizimit me ujë për shkollat duke hapur puse për Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti si dhe për shkollat fillore të mesme të ulët në fshatrat Sllatinë e Epërme, Radivocjë dhe Ballancë. Për këtë ju jemi shumë mirënjohës kësaj organizate dhe të gjithë donatorëve të saj”, u shpreh drejtori Aliu.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.