Në Komunën e Kamenicës qysh nga dita e djeshme ka filluar dezinfektimi i bizneseve, për shkak të kujdesit dhe parandalimit të virusit COVID-19.
Lokalet, restaurantet dhe kompanitë transportuese të udhtarëve, kanë bërë dezinfektimin e hapësirave ku ata veprojnë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të dezinfektohen edhe institucionet publike të komunës tonë.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar të gjitha bizneset që i janë përgjigjur vendimit të komunës.
Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos krijojnë panikë nga situata e krijuar, këto masa janë ndërmarrë vetëm për parandalim dhe kujdes të shtuar ndaj COVID-19.