Ka vazhduar pastrimi i rrugëve kryesore të Kamenicës nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e tyre.
Krahas pastrimit të rrugëve, është bërë edhe dezinfektimi i banesave kolektive në Kamenicë.
Të gjitha këto masa preventive janë duke u bërë për të parandaluar dhe mbrojtur nga virusi SARS-CoV-2.
“Ne kujdesemi për ju, ndërsa ju kujdesuni për vetën dhe familjen tuaj duke qëndruar në shtëpi”, thuhet në njofitmin e Komunës së Kamenicës.