Gjilani dhe Drita janë ndarë në paqe në derbin e xhiros 26-të te Ipko Superligës. Skuadra kanë barazuar 0:0 në sfidën që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Rreth 7500 mijë shikues e ndoqën nga afër këtë sfidë që nuk pati raste të shumta shënimi. Drita kishte më shumë nga loja, sidomos në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë.
Ekipet e përfunduan takimin me nga dhjetë lojtarë për faktin se Ansi Nika i Gjilanit dhe Haxhi Neziraj i Dritës u përjashtuan me karton të kuq në pjesën e parë.
Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani theksoi se ishte i kënaqur me barazim. Por, homologu i tij te Drita, Ardian Nuhiu e vajton barazimin, teksa thotë se ekipi i tij e meritoi fitoren.
“Duke parë ndeshjen mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. Një pjesën e parë ndoshta nuk krijuam shumë raste. Kishim qarkullimin e topit, por nuk arritën të jemi të rrezikshëm. Pastaj, në pjesën e dytë bëm gjithçka për të shënuar, por ishte çështje fati që nuk realizuam”, ka thene Nuhiu.