Komisioni i tenderimit për privatizimi ka njoftuar se ka rënë edhe njëherë përpjekja për shitjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc përshkak se nuk është lajmëruar asnjë blerës.
Ministria e Ekonomisë së Serbisë pat shpallur shitjen e 57,9% të kapitalit të shoqërisë aksionare për prodhimin dhe përpunimin e duhanit dhe folisë me një çmim fillestar pre 1 milion euro që paraqet gjysmën e pasurisë, shkruan Titulli.com.
Industria e Duhanit në Bujanoc që punëson 75 punëtorë deri më tani është ofertuar tre herë për shitje por pa sukses, ndërsa nga muaji Qershor deri në Tetor paga mesatare e të punësuarve ka qenë 46.000 dinarë.