Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Rënia e tyre para 28 viteve paraqet luftën, idenë dhe shtetin më të ri në Ballkan.
*/Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Vitet për dëshmorët janë vetëm numra dhe statistika dhe asgjë më shumë./
Sot më 14 shkurt mbushen 52 vite kur lindi njëri ndër pishtarët e shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës e më gjerë. Afrim Zhitia paraqet bashkimin e gjeneratave të pas vitit `45 e deri te lufta e shenjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dy nëntori i vitit 1989 shënoi kthesën dhe sinjalin se liria e Kosovës është e afërt. Me dy nëntor të vitit 1989, Lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe, drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Rënia e tyre para 28 viteve paraqet luftën, idenë dhe shtetin më të ri në Ballkan. Dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Vitet për dëshmorët janë vetëm numra dhe statistika dhe asgjë më shumë.
Izmi Zeka