Sami Lushtaku akuzohet për vrasje. Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt ngarkohet nga prokuroria e EULEX-it edhe për veprën penale të cenimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve. Lushtaku është njëri nga pesëmbëdhjetë pjesëtarët e ish-UÇK-së, të akuzuar për krime të luftës. Ky rast njihet si “Grupi i Drenicës”.
Për kohën për të cilën akuzohet, Sami Lushtaku ishte komandanti i Zonës Operative të Drenicës. Prokurori i rastit, Mauricio Salustro, pretendon se i akuzuari Lushtaku, veprën penale e ka kryer në shtator të vitit 1998. Në aktakuzën e plotë të siguruar nga Tribuna, prokurori pretendon se ndaj Sami Lushtakut ka dëshmuar personi që konsiderohet bashkëluftëtar i ngushtë i tij.
Madje Lushtaku e dëshmitari i koduar me shkronjën ‘D’, janë shumë të njohur mes vete, edhe përtej shoqërisë së luftës. Në aktakuzë përshkruhet edhe lidhja familjare ndërmjet tyre.