Kosova kurrë nuk do të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, derisa të ekzitojë Serbia. Kështu ka thënë ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë i ngarrkuar me Kosovën, Aleksandar Vulin.
Ndërsa marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në mekanizmat rajonal nuk do të ndryshoj, ka thënë ai në një konferencë për media mbajtur sot, transmeton RTK.
”Për Kosovën nuk ka vend në OKB dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim për pjesëmarrje të saj në takimet rajonale, pos sipas marrëveshjeve të arritura. Nëse dikush do të dëshironte të ndryshonte diçka, kjo është një çështje tjetër, por ajo që është arritur në Bruksel nuk mund të ndërrohet në Prishtinë apo Beograd”, ka thënë ai.
Vulin ka thënë se politika e Beogradit zyrtar mbetet e qartë dhe besnike ndaj marrëveshjeve të arritura në Bruksel.