/2L ONLINE/ – Protesta, përkatësisht manifestimi i opozitës së bashkuar (VV, AAK e NISMA), në Gjilan, kishte edhe një dimension tjetër interesant, për faktin se Dega e AAK-së në Gjilan është partnere e koalicionit qeverisës, ndërkohë që në nivelin qendror ky subjekt është pjesë e opozitës së bashkuar që po i organizojnë manifestimet protestuese kundër, siç thonë, “Zajednicës’ dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Dhe, derisa disa përfaqësues të LDK-së, e kishin parë pjesëmarrjen e AAK-së në këtë protestë si diçka të pakuptueshme dhe pothuajse hapur janë shprehur për rishikim të koalicionit, në anën tjetër të parit të komunës Lutfi Hazirit-Lutës, duket se nuk i ka mbetur fare hatri që AAK-ja e Gjilanit ishte pjesë e protestës.
Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në profilin e tij në Facebook e ka shprehur qartë këtë, duke bërë që të krijohet një situatë interesante që ngritë dilemat se a mos po ndodh diçka brenda LDK-së, e cila shquhet për disiplinë kur janë në pyetje deklarimet publike, por jo në këtë rast?!
Ja postimi i kreut të komunës Lutfi Hazirit në profilin e tij në facebook
“Për mua ka rëndësi e drejta qytetare për protestë. Gjilani protestoi në mënyrë paqësore ashtu siç është paqësore si popullatë. Dua ta nënvizoj faktin që pjesëmarrësit në këtë protestë ishin nga Anamorava. Jam krenar me ta! Sa i përket AAK-së së Gjilanit dhe pjesëmarrjes në organizimin e protestës, ata janë pjesë e pandarë e AAK-së dhe unë e respektoj këtë! LH
Pazari i Rexhës
Përndryshe, sot Arbër R. Ismajli, pjesë e kabinetit të kryetarit të komunës përmes profilit të tij në FB, kishte atakuar të parin e AAK-së në Gjilan që njëherësh është edhe nënkryetar komune, për standarde të dyfishta, madje duke vënë në spikamë edhe atë, se LDK do të duhej t’ia tregonte udhët atij dhe AAK-së.
Ja postim i i plotë i Arbër Ismajlit.
Pazari i Rexhës
“Pa dashur të futem në analizë se a janë të drejta apo jo marrveshjet e kontestuara nga opozita, sot e shohë të arsyeshme të pyes se a duhet apo s`duhet më që LDK në Gjilan, ta mbajë në koalicion AAK-në? Përgjigjja mund të jetë politike, shpirtërore ose e kombinuar. Por, secila nga përgjigjet për këto ndodhi me standard të dyfishta janë një sprovë dhe sfidë që s`mund ta quajm individuale, ngase kjo kalon kufijt e çoroditur të shfaqura nga i pari i AAK-së, ku për protesten e sotme të opozitës nga cilësia e Nënkryetarit të Komunës së Gjilanit, fton qytetarët që në mënyrë masovike të marrin pjesë në protesten anti qeveritare në kohën kur vetë është pjesë e qeverisë.
LDK, duke besuar thellë në sinqeritet dhe besnikëri, krijoi partneritet me AAK, në Gjilan, por ky besim i dhënë u keqpërdor nga ta dhe LDK si parti institucionaliste s`mundë të lejoj që në bashkë qeverisje të ketë partneritet me anarkista dhe me njerëz që luajn me standarde të dyfishta.
Në këtë situate, lindë pyetja se kjo e shtune e madhe (vlerësim ky i të parit të AAK-së) a duhet të jetë dita kur LDK në Gjilan t`ja jap udhët AAK-së, së vogël, e cila tenton të keqpërdor besimin e 26000 votuesve të LDK-së, dhe LDK si parti shtetformuese një here e përgjithmon t`i jap mësime të padiciplinuarve që të mësojn rendin e demokracisë.
AAK, keqpërdori mundësitë që i`u dha Kryetari Lutfi Haziri, dhe duke treguar muskujt tentojn të shiten të mëdhenjë por s`pari duhet të kujtojn se vlera e tyre është hiç më shumë se 4000 vota dhe ata me takatin e tyre të vogël s`mundë të bëjnë pazare në “Odë të migjës”
Për fund, lojës së pandershme dhe me dy fytyra të të parit të AAK-së, në Gjilan, sot duhet dhënë fund, nëse ata kanë zgjedhur të jenë opozitë hajrin ja pafshin por jo nën petkun institucional të krijojnë mjegull në oborrin tonë”
Loja e dyfishtë e AAK-së në nivel lokal nuk do të duhej të pranohej dhe legjitimohej nga LDK-ja
Përndryshe, ditë më parë, edhe anëtari i Kuvendit Komunal dhe i kryesisë së LDK-s së Gjilanit Arben Mehmeti kishte thënë se protesta në Gjilan krijon një situatë jo të qartë politike dhe institucionale.
Për më tepër shih postimin e plotë të Mehmetit.
“Protesta që është planifikuar të mbahet të shtunën nga opozita në nivel qendrorë, në qytetin e Gjilanit, krijon një situatë jo të qartë politike dhe institucionale në komunën e Gjilanit, është për tu analizuar guximi politik për të qenë bashkëpjesëmarrës në organizim edhe AAK-ja në nivel komunal sepse ajo është pjesë e institucioneve komunale dhe pjesëmarrja në organizim nga AAK nënkupton logjikishtë, juridikishtë dhe politikishtë se edhe qeverisja komunale është bashkëpjesëmarrëse në organizim të kësaj proteste dhe që praktikishtë nuk është sinjal i mirë për LDK në në nivel komunal sepse është një veprim që shkonë kundër qëndrimeve të qeverisë në nivel qendrorë.
Andaj loja e dyfishtë e AAK-së në nivel lokal nuk do të duhej të pranohej dhe legjitimohej nga LDK-ja në nivel lokal.
Është koha kur duhet të qartësohen pozicionet politike në institucione lokale sepse krijohet një precedent i rrezikshëm politik për komunat tjera dhe vendin në përgjithësi në të ardhmen.
Edhe sikur të ketë të drejtë opozita në këtë çështje janë rrugët e ndara dhe parimet politike ndryshe në nivel qendrorë të subjekteve politike andaj edhe do të duhej të respektohen qëndrimet e subjekteve politike në nivel vendi sepse janë edhe obligative për nivelet më të ulëta politike.
Gjilani në këtë çështje është model eksperimental në këtë protestë sepse do të ketë efekte politike dhe strategjike në shumë komuna në të ardhmen.
Prandaj përfundimishtë do të duhej që rrugët në nivel lokal LDK -AAK këtë të Shtune të ndahen nëse LDK -ja vepron sipas parimeve dhe qëndrimeve politike dhe vetëm në këtë formë tregon seriozitetin institucional dhe u tregon vendin subjekteve politike që dalin e protestojnë me petkun institucional kundër institucioneve që është vështirë të kuptohet nga qytetarët e komunës së Gjilanit”. /2LONLINE/