Komuna e Kamenicës përkatësisht Udhëheqësi i sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu së bashku me menaxheren e njësisë Ecohigjiena në Kamenicë, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me Kryetarin e Këshillit Lokal të fshatit Hogosht, Haqif Agaj për të diskutuar në lidhje me zgjerimin e rrjetit për grumbullimin e mbeturinave në këtë fshat.
Deri tani mbi 90 përqind e qytetarëve të Hogoshtit janë furnizuar me kontejnerë 120 litrash dhe është duke u punuar në vazhdimësi që të arrihet mbulueshmëria në 100 përqind në këtë fshat. /2LONLINE.com/