Në bazë të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 96 % të vendvotimeve në 19 komuna, përfshirë edhe komunën e Parteshit, deri në orën 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë 6.90%.
Përndryshe, sot po votohet në këto komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh.
Numri i Qendrave të Votimit në këto 19 komuna është 614 me gjithsejt 1 mijë e 777 Vendvotime në këto komuna. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund është: 1 milion e 353 mijë e 613 votues.