Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se me 27 shkurt, rreth orës 11:30, policia e Kosovës në Novobërdë ka pranuar një thirrje, nga Qendra e Paraburgimit në fshatin Pasjak , ku raportohet se dy familjarë, burrë dhe grua, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, kanë qenë në vizitë te një i paraburgosuri, ku te i njëjti kishin dërguar disa rroba.
“Pas kontrollit të rrobave në një xhep të xhaketës është gjetur një sasi e dyshuar substancë narkotike e cila ka rezultuar e llojit marihuanë, me peshë 1.7 gram. Njësitet e specializuara antidrogë që veprojnë nga shtabi qendror në Gjilan ju kanë përgjigje rastit duke dalë në vende të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi hashani.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe rasti është duke u hetuar.