Derbi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të rikthehet sërish për t’u luajtur në Stadiumin e Qytetit në Gjilan në kuadër të javës së shtatë në Superligë.
Përkundër, që është ndeshje derbi dhe interesimi është jashtëzakonisht i madh, çmimi i biletave për duelin numër 30-të kampional do të jetë i rëndomtë, 3 euro.
Çmimi do të jetë i njejtë, sikurse në tribunën qendrore, aty ku priten të vendosen “Skifterat”, po ashtu edhe në tribunën e vogël, aty ku do të jenë “Intelektualët”.
Biletat do të dalin në shitje disa orë para lojës në afërsi të stadiumit.