Dy pjesët e përballshme të shkallëve të stadiumit ishin mbushur përplot me adhurues, duke krijuar një atmosferë vërtetë sportive, sikur që gjithmonë dinë ti krijojnë këto dy tabore të tifozerisë.
Ndeshja filloi ashtu dhe siç ishte pritur me një dëshirë dhe rivalitet të theksuar, por në përgjithësi sportiv.
Të partë që atakuan portën kundërshtare ishin futbollistët e Gjilanit, të cilët nëpërmjet Murselit dhe Mujit, në minutat 6 dhe 7, tentuan të shënojnë, mirëpo të dy gjuajtjet e tyre shkuan mbi portën e portierit të Dritës, Latifit.
Në minutën e 18-, kapiteni i Dritës, Kastrati nga një goditje dënimi gjuan fort, mirëpo topi për fat të mirë të portierit të Gjilanit, Malokut, në fluturim e sipër së pari takon shtyllën horizontale, për të kaluar më pas jashtë vijës fundore.
Tre minuta para përfundimi të pjesëlojës së parë, mesfushori qendror i Gjilanit, Zeqiri, tenton të rrezikon portën e rivalit, Dritës, por “roja” e “bardhe kaltërve” tregohet i sigurt, duke pritur gjuajtjen e Zeqirit.
Përderisa në pjesëlojën e parë ishe skuadra e Gjilanit, e cila më shumë dominoi në fushë, duke u treguar herë pas herë e rrezikshme nëpërmjet gjuajtjeve nga distanca.
Në pjeslëojën e dytë u ndërruan rolet, Drita filloi më furishëm dhe më e etshme për të shënuar. Mirëpo mbrojtja e Gjilanit në krye me kapitenin, Alban Hysnein, pothuajse për çdo aksion të Dritës kishte zgjidhje, duke mos lejuar të shënojnë.
Në këtë pjesë të lojës, përkundrazi ishte lojtari i Gjilanit, Besmir Xhika, kur në minutën e 81-të , ka lansuar një projektil të fortë nga një distancë e madhe, mirëpo portieri i Dritës me mund të madh hedh topin jashtë vijës fundore, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.
Edhe përkundër që të dy trajnerët, Selimi dhe Sahiti shfrytëzuan të gjitha zëvendësimet e mundshme, megjithatë rrjeta e të dy portave mbetën të paprekur.
Në fund një kacafytje e nisur ndërmjet Mujit të Gjilanit dhe Gërbeshit të Dritës, ka nxitur që të filtrohen edhe disa të tjerë nga të ty dy kampet, mirëpo megjithatë falë intervenimit të shpejtë të Policisë, gjithçka ka përfunduar mirë.
Deklaruan pas ndeshjes:
Musa Selimi, kryetrajner i Dritës: “ Lojë me ngarkesë, si duket disa lojtarë edhe ranë nën ndikimin e atmosferës. Edhe në këtë ndeshje nuk na funksionoi reparti sulmues, të cilin po e kemi si pikë të dobët.
Kemi mundur të japim më shumë, mirëpo duhet të pajtohemi me këtë epilog, ndonëse fare nuk jam i kënaqur as me paraqitje e as me rezultat”.
Muharrem Sahiti, kryetrajner i Gjilanit: Kemi pasur rast dhe mundësi për të fituar, mirëpo edhe me këtë rezultat duhet të jemi të kënaqur. Ndjejmë keqardhje prej shikuesve të cilëve nuk mundëm t;ju dhurojmë një shfaqje të bukur”.
Drita –Gjilani 0:0
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues: rreth 7 000
Gjyqtarë: Përparim Hasani, Prishtinë, Muharem Aliu, Podujevë dhe Arton Latifi, Podujevë
Kartona të verdhë: Syla dhe Kastrati (Drita), kurse Muji, Osmani, Hyseni, Xhika(Gjilani)
Drita: Latifi, Murati, Salihu, Gërbeshi, Syla, Kastrati, Abazi (Sijarina), Ramushi, Bejtullahu, Shaqiri (Alimi), Nebihi.
Gjilani: Maloku, Hyseni, Kastrati, Murseli, Osmani(Arifi), Zeqiri, Muji, Beqiri(Ferati), Muja(Franku), Hasani, Xhika /2lonline/foto: Foto Fari/